Subscribe

Taulant Matia ka zgjedhur të kalojë një fundjave me familjen në Mal të Zi. Ai ka vendosur që siguracionin për automjetin ta paguajë në shtetin fqinj, pasi kushton më lirë: 15 euro nga 40 që është në Shqipëri, për një fat kohor dyjavor.

 

Janë të shumtë drejtuesit e automjeteve që ashtu si Taulanti, refuzojnë të blejnë siguracionin në Shqipëri. Shoferët ankohen se çmimi i kartonit jeshil është i lartë. Ata ndihen të penalizuar, pasi do të duhet ta marrin atë për dy javë, edhe pse mund të kalojnë jashtë shtetit një ditë apo një fundjavë. Kompanitë e sigurimeve nuk ofrojnë siguracion 1, 3 apo 5-ditor.

 

Në shtetin tjetër fqinj, Maqedoni, situata është akoma edhe më favorizuese për shoferët. Kartoni jeshil nis minimalisht 60 euro për një vit deri në 90 euro maksimumi, në varësi të tonazhit të makinës. Kompanitë e vlerësojnë këtë produkt si me risk të lartë, ndaj dhe ky çmim reflekton koston reale sipas tyre. Ndonëse në treg operojnë disa kompani, ato shpesh kanë unifikuar çmimet në siguracionet e detyrueshme, duke ngritur dyshime të forta për mungesë konkurrence, në kurriz të konsumatorëve.

 

Ky treg, i cili ka jo pak probleme, monitorohet nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Mbroja e konsumatorëve në këtë treg është zbatimi i sistemit bonos-malus, i cili parashikon pagesën e policise së sigurimit, në varësi të historikut që ka çdo shofer. Por deri më tani, ky ligj ka mbetur në letër.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *