Subscribe

Ambasadori i Rusisë në Tiranë, Alexander Karpushin mohon ndërhyrjen e vendit te ne referendumin ne Maqedoni. Ai tha se kjo është një gojëdhënë e pabazë sepse Rusia nuk ka asnjë interes për një çështje që zgjidhjet me vullnetin e lirë të popullit.

 

Alexander Karpushin: “Sa i përket gojëdhënave dhe ndërhyrjes së mundshme të Rusisë në një çështje me një rëndësi aq të veçantë, këto janë thjesht gojëdhëna të pabaza sepse Rusia nuk ka përse ti bëjë këto ndërhyrje dhe jemi të bindur që çështjet do të zgjidhen me vullnetin e lirë të popullit”.

 

Duke folur për referendumin  për marrëveshjen e emrit me Greqinë Karpushin  u shpreh se qytetarët maqedonas e treguan qartë se çfarë duan.

 

“Mendoj se do të jetë shumë e drejtë që çështja e emrit të Maqedonisë ashtu si edhe çështje të tjera të rëndësishme që kanë të bëjnë me këtë aktivitet, eveniment njëkohësisht e anëtarësisë së Maqedonisë në NATO dhe në BE duhet të jenë në duart e popullit Maqedonas. Në përputhje të Kushtetutës së Maqedonisë, prezenca në referendum duhet të jetë mbi 50%, ishte vetëm 34. Nëse më lejoni, kjo është një çështje që mund të ndajë popullin e Maqedonisë sepse nuk duhet të jenë të bashkuara 3 çështje shumë delikate shumë të rëndësishme, në një referendum. Edhe nëse zgjidhen brenda parlamentit kjo mund të çojë për ndarjen më të thellë të popullit maqedonas.

 

Lidhur me anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Strukturat Euroatlantike, ambasadori rus në Tiranë theksi se Moska nuk është dhe nuk do të jetë kurrë kundër. Por sipas tij nuk ka asnjë shkak përse Maqedonia duhet të nxitohet për të hyrë në NATO.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *