Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar në Gjykatën  Administrative të Tiranës një kërkesë për anulimin e vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për vendosjen e karantinës për dy javë për shtetasit shqiptarë të cilët vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Për LSI-në, ky vendim është arbitrar dhe në shkelje të hapur me kushtetutën.

 

 

Me vendimmarrjen e tij për vendosjen në karantinë dy javore të shtetasve shqiptarë që vijnë nga Greqia apo Maqedonia, në thelb është mohuar e drejta kushtetuese e zgjedhësve shqiptarë me banim në Greqi dhe Maqedoni për të ushtruar të drejtën e tyre të zgjedhin lirisht për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Prill 2021.

Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë Nr. 11, datë 9.3.2021 përcaktohet se: dy janë kushtet e kufizimit të lirive dhe të drejtave të njeriut:

 

  • Kufizimet Vendosen me Ligj;
  • Kufizimet vendosen për interes publik.

 

Referuar aktit/vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve rezulton e qartë dhe pa asnjë ekuivok se asnjë nga dy parakushtet e parashikuara në nenin 17 të Kushtetutës dhe përcaktuar në Vendimin e Gjykatës Kushtetuese nuk përmbushet.

 

Këtë akt administrativ ne e konsiderojmë të marrë pa prova, me qëndrime të njëanshme dhe të paligjshme nga pala e paditur, në kundërshtim, në lajthitje, si dhe në interpretim të gabuar të dispozitave ligjore të ligjit dhe rregullave të prokurimit publik.

 

Fillimisht, bazuar në nenet 28, 29 e vijues të Ligjit nr. 49/2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative, duke marrë në konsideratë natyrën e çështjes objekt gjykimi – ankesë ndaj aktit/vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, si dhe referuar dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë për caktimin dhe zhvillimin e datës së zgjedhjeve në datën 25 Prill 2021, po paraqesim kërkesën për marrjen e masës së sigurimit te padise, dhe më pas brenda afatit ligjor, do të paraqesim padinë e themelit.

 

LSI kwrkon që gjykata paraprakisht të urdhërojë pezullimin e zbatimit të këtij akti, qw u mor nw datwn 19 prill nga ana e Komitetit Teknik tw Eksperteve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *