Subscribe

Ky është fshati Zenisht në Bashkinë Mat.

Dhe pse në këto ditë të para të pranverës, fermerët duhet të ishin në fusha duke punuar tokat, shumë prej banorëve kanë zgjedhur që të zbatojnë masat e qeverisë dhe vetizolohen për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Mersim dhe Jeme Suçi, tregojnë se prej tre ditësh po qëndrojnë në shtëpinë e tyre me qëllim shmangien e kontakteve me personat e tjerë.

Per ta kjo është nje situate e vështire, ndersa shpresojnë që të kaloj sa më shpejte e ti kthehen punëve te bujqësisë.

Ashtu si ky çift të moshuarish edhe banorët e tjerë të fshatit zbatojnë të njëjtin itinerar, me përjashtim te disa prej tyre që duhet te nxjerrin bagëtitë në kullotë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *