Rritet numri i hyrjeve të shtetasve shqiptarë nga Greqia në drejtim të vendit tonë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës.

Burime zyrtare pranë Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit bëjnë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë nga vendi fqinj 508 shtetas si dhe 160 mjete. Numër ky që është më i larti që nga hapja e njëanëshme e kufirit me Greqinë.

Të njëjtat burime thanë se gjatë këtyre ditëve pritet të ketë një numër më të madh hyrjesh ndaj edhe për këtë nga ana e Policisë Kufitare po merren masa për shtimin e numrit të sporteleve.

Nëse deri tani punohet në hyrje me dy sportele njëri prej të cilëve i dedikuar vetëm për kamionët, në ditët në vijim pritet të shtohet edhe një tjetër sportel i dedikuar për përpunimin e dokumentacionit të udhëtarëve. Në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, pas masave të vendosura nga shteti helen, lejohet hyrja e mjeteve të tonazhit të rëndë, këmbësorëve dhe automjetet me përdorim personal.

Vetëm pak ditë më parë autoritetet greke kanë bërë me dije se kufiri nga Shqipëria në drejtim të Greqisë do të vijojë të jetë i mbyllur deri në 7 janar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *