Rritet fluksi i hyrje daljeve nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë e kalimit kufitar kanë dalë më shumë se 2000 shtetas, duke regjistruar numrin më të lartë të daljeve nga vendi jonë drejt vendit fqinj.

Kjo rritje vjen për shkak se shqiptarët që jetojnë në Greqi vazhdojnë të përdorin doganat maqedonase për të hyrë në shtetin helen për sa kohë Kapshtica vijon të jetë e bllokuar në dalje.

Gjatë 24 orëve të fundit ka patur fluks edhe në hyrje pasi nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë kanë hyrë më shumë se 1772 shtetas. Për të përballuar fluksin në rritje pala shqiptare punon me 5 sportele, 3 prej të cilëve në dalje.

Fluksi i daljeve nga Shqipëria drej vendit fqinj ka qenë i lartë edhe paraditen e sotme. Nga ana tjetër, hyrjet nga Greqia në drejtim të Shqipërisë vazhdon të ketë një numër të pakët 187 shtetas dhe 66 mjete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *