Subscribe

Policia e Vlorës ka arrestuar 3 shtetas, pas kapjes së gomones së mbushur kanabis.

 

Në bordin e saj u gjetën dhe u sekuestruan 577 kg lëndë narkotike, një pjesë në formë çokollate.

 

Në pranga ranë M. B., 43 vjeç, H. M., 27 vjeç dhe Ë. M., 34 vjeç, banues në Vlorë, të dyshuarit si trafikues të lëndës narkotike.

 

Ndjekja nga deti dhe toka zgjati disa orë. Në vendin e quajtur “Gjiri i Dafinës”, pranë Karaburunit, personat që ishin në bord, në pamundësi për t’i shpëtuar ndjekjes së Policisë, tentuan të braktisnin mjetin lundrues dhe të largoheshin, por u kapën dhe u prangosën gjatë ndjekjes nga Policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *