Autoritetet irakiene kanë vënë në pranga zëvendësi i ish kreut të ISIS Abu Bakr al Bagdadi, Abu Khaldoun të martën në provincën Kerkukk.

 

Al Bagdadi, ishte komandanti ushtarak i grupit terrorist për provincën Salah al-Din, sipas organit të komunikimit të Irakut Security Media Cell.

 

Ai u arrestua në qytetin Haëija dhe mbante një dokument identifikimi të rremë.

 

Sipas medive lokale, policia, pasi mori informacione të sakta, arrestoi terroristin e njohur Abu Khaldoun në një apartament në zonën e Haëija të provincës së Kirkakut, në veri të vendit.

 

Ndërkohë në fund të muajit tetor, Presidenti Donald Trump konfirmoi vdekjen e liderit të ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *