Subscribe

Mbi 1.5 milionë euro ishin fshehur ne mjet, basha e paralajmëroi

 

Një sasi e madhe eurosh u sekuestrua këtë të diele në portin e Durrësit.

 

Sipas burimeve të policisë, dyshohet se ne një mjet të importuar nga Europa, ishte fshehur shuma prej 1.5 milion euro me prerje të vogla.

 

Eurot u gjeten ne një makine tip Tayota Yaris.

 

Paratë ishin fshehur në brendësi të automjetit dhe deri ne Portin e Durrësit i kishin shpëtuar kontrolleve të policisë.

 

Burimet bëjnë me dije se makina me euro destinacioni final i të cilit ende nuk dihet, ishte nisur nga Belgjika me kamion dhe mbërriti ne port me anije, nga Ankona.

 

Në portin e Durrësit mbërritën edhe agjente të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganës. Këta të fundit po hetojnë mbi rrugën që është ndjekur nga automjeti.

 

Ndërkohe policia e Durrësit ende nuk ka njoftuar zyrtarisht mbi sekuestrimin e parave, ndërsa sqaron se kane nisur hetimet për identifikimin e personave të përfshire.

 

Të enjten ishte kreu i PD-së, Lulzim Basha ai që akuzoi Tauant Ballën gjatë seancës së Kuvendit se do t’i mbërrinin 1.5 milionë euro të drogës të fshehur në një Toyota Yaris.

 

Nuk dihet se ne çfarë rruge e ka disponuar kreu i opozitës ketë informacion dhe nëse behet fjale per rastin e zbuluar ketë të diele ne Durrës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *