Një tjetër organizate e trafikut ndërkombëtar të drogës në linjen  Shqipëri-Greqi-Turqi, është goditur në Athinë.

Autoritetet kanë arritur të sekuestrojnë një sasi prej 1.2 tonë drogë. Lënda narkotike është kapur në kryeqytetit grek, ndërsa mediat e vendit fqinj raportojnë se operacioni është zhvilluar ne fundjave

Sipas policisë greke një rulotë ka kaluar pikën kufitare të Qafë-Botës, duke hyrë në Greqi dhe me pas ka vazhduar udhëtimin drejt Athinës.

Policia ka arrestuar nje çift italian burri 32-vjeç dhe gruaja 27.

Ka qenë anti-droga e Igumenicës, në bashkëpunim me atë të Athinës, që ka ndaluar rulotën në kryeqytetin grek, ku gjatë kontrollit është zbuluar sasia e madhe e drogës, përkatësisht 1 ton e 145 kg marijuane. Ruloti ishte me targa false italiane. Nëse lënda nakrotike do të shitej në treg arrinte vlerën e 1 milionë e 730 mijë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *