Subscribe

Kjo është veliara e bllokuar  midis Plazhit të Levanit dhe Darëzezës, e cila kishte ne bord mbi 1 ton lende narkotike kanabis sativa.

 

Operacion antidrogë u zhvillua mëngjesin e kësaj të mërkure nga Vlora e deri pranë grykëderdhjes së Semanit në Fier, ndërsa droga mësohet se kishte si destinacion shtetin fqinj Italinë. Ishte një sinjalizim nga radari i Policisë Kufitare në Hoxharë, i cili ka bërë të mundur identifikimin e një mjeti lundrues të dyshimtë. Menjëherë në drejtim të anijes janë nisur forca të shumta policie nga Policia Kufitare Vlorë, Delta Force, Roja Bregdetare si dhe GdF.

 

Ne momentin e ndalimit veliera me emrin “Nano Nini” me flamur Italian kishte ne bord 2 persona, një Italian dhe një Shqiptar.

 

Sapo kane pikasur që po ndiqeshin nga policia, skafistët kanë hedhur lëndën narkotike në det. Gjithsej janë sekuestruar 151 me peshe totale 1 191 kilogramë.

 

Pakot e bllokuara janë transportuar për ne komisariatin e Fierit me dy kamionë, nen masa të rrepta sigurie.

 

Dy trafikantët janë arrestuar dhe janë shoqëruar për në ambientet e policisë së Fierit.

 

Edhe Policia e Tepelenës sekuestroi këtë të mërkurë 42 kg kanabis, ndërsa arrestoi poseduesin e saj, Spartak Caca. Arrestimi i tij u bë pas informacioneve se 41-vjeçari fshihte në banesën e tij lëndën narkotike. Caca u kap nga policia duke zhvendosur 7 pako me hashash në oborrin e shtëpisë në fshatin Xhafaj ne Memaliaj. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *