Një ton drogë e llojit marihuanë është kapur në pikën kufitare Bllacë në Maqedoni, sasia me e madhe kjo e kapur ndonjëherë nga doganat e vendit fqinj. Sipas policisë, droga e ndare në 839 pako, ishte e fshehur në një kamion me targa të Maqedonisë, i cili transportonte letër. Ngarkesa ishte nisur nga Kosova dhe kishte si destinacion final Turqinë. Drejtuesi i kamionit, një 27-vjeçar me iniciale E.B, është arratisur. Ndërkohë, autoritetet maqedonase po hetojnë për përfshirjen e personave të tjerë në rrjetin e trafikut





