Policia e Sarandës arrestoi në flagrancë shtetasin L. Niko, 27 vjeç, banues në Gjashtë.

 

Ky shtetas është konstatuar në lagjen ”Nr.1”, duke qarkulluar me mjetin tip ”Smart”, në të cilin mbante një armë zjarri pistoletë pa leje.

 

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit pistoletë tip ”TT” si dhe automjeti.

 

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *