Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 53 vjeçar i dënuar nga Gjykata e Barit me 8 vjet burg për akuzën e organizatës kriminale me qëllim trafikun e heroinës.

 

Sipas informacioneve policore i arrestuari është Ferdinand Tare, i njohur dhe si Ferdinand Luka apo Alfred Daja.  Bëhet me dije se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali,  pasi Autoritetet Gjyqësore Bari- Itali e kanë dënuar me 8 vjet 2 muaj e 18 ditë, për veprën penale “Organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike të llojit heroinë”, parashikuar nga neni 73, 74 etj të Kodit Penal Italian.

 

Policia informon se kontrollet do vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Durrës për kapjen e personave në kërkim për vepra të ndryshme penale, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo kryejnë trafiqe të paligjshme, ku deri tani është bërë shoqërimi i 14 personave.

 

Gjithashtu është ndaluar për llogari të DVP Berat edhe një 32-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *