Policia e Malit të zi ka sekuestruar një sasi prej 18 kilogram lëndë narkotike në pikën kufitare Sukobinë-Muriqan.

 

Autoritetet bëjnë me dije se droga është gjetur në mjetin tip “Peugeot 307″, me targa të Republikës se Serbisë, të cilin e drejtonte shtetasi me iniciale M.SH. (54) nga Paraqini.

 

Gjatë kontrollit të mjetit të tij janë gjetur 22 pako droge në pjesën e gomës rezervë.

 

Ndërkohë policia ka ndaluar shtetasin serb dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *