Një 46 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi është kapur me 15 kilogramë kokainë në Firence.
Ndalimi i shqiptarit që prej 22 vitesh jetonte në shtetin fqinj është bërë të martën, ndërsa nga përllogaritjet rezulton se sasia e kokainës së kapur po të shitej në treg do të arrinte vlerën e 2 milion eurove.
Përveç shumës së madhe të drogës, prej 15 kilogramë kokaine, karabinierët i kanë sekuestruar shqiptarit dhe 60,000 Euro Kesh, 10,000 Paund si dhe një pistoletë. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar autoritetet policore pasi kishin parë lëvizje të çuditshme në garazhin e shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Gjithashtu shqiptarit i është sekuestruar dhe makina tip Volksëagen Passat, të cilën dyshohet se e përdorte për të transportuar drogën.





