Policia ka sekuestruar një sasi të madhe droge prej 1.250 kg dhe ka vënë në pranga tre personave mes të cilëve një shqiptar.

 

Lënda narkotike ishte fshehur në disa kamionë të ngarkuar me portokalle  dhe qepë, dhe sekuestrimi i saj është bërë në në Campagna, në Provincën e Napolit.

 

Sipas mediave italiane në prangat e policisë kanë rënë shtetasi shqiptar me iniciale S.B., 54 vjeçar dhe dy shtetas italianë, shoferë të kamionëve, shtetasi 37 vjeç me iniciale A.S. dhe shoferin italian me iniciale S.C., 56 vjeç.

 

Në kamionin e parë, i drejtuar nga 37 vjeçari italian, i shoqëruar nga emigranti shqiptar, u gjet mes qepëve sasia prej 836,4 kg hashash, ndërsa kamionin e dytë, të drejuar nga shoferi, 56 vjeçar është gjetur ngarkesa tjetër prej 414 kg, e fshehur mes portokalleve.

 

Ndërkohë autoritetet italiane po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *