Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia e Elbasanit.

 

Në pranga përfundoi Gramoz Zeneli. Për t’i shpëtuar drejtësisë, 44-vjeçari përdorte dhe tre emra të tjerë si: Jorgo Wojtaszcyk, Jorgo Zeneli apo dhe Jan Zeneli.

 

Arrestimi i tij u bë me kërkesë të autoriteteve italiane.

 

Në vitin 2010 gjykata e apelit të Torinos e ka dënuar 44-vjeçarin me 6 vjet e 8 muaj burg për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrjen ne organizatë kriminale.

 

44-vjeçari do të ekstradohet drejt Italisë për të vuajtur dënimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *