I “forti i Burrelit ka rënë në prangat e policisë së Burrelit dhe një tjetër person me rrezikshmëri shoqërore është shpallur në kërkim.

 

Në kuadër të operacionit të koduar “Stadiumi”,është arrestuar M. H., 23 vjeç.

 

Ky shtetas, në orët e vona të natës së datës 30.10.2019, në afërsi të stadiumit të qytetit Burrel është përfshirë në një konflikt me shtetasin K. Ll., duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij.

 

Gjithashtu, është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit K. Ll.

 

Ndërkohë vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së përdorur nga shtetasi i lartpërmendur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *