Subscribe

Një ton hashash u sekuestrua në grykëderdhjen e Vjosës nga Policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza.

 

Operacioni nisi rreth orës 3:30 të mëngjesit duke u gdhirë e marta, kur uniformat blu identifikuan mjetin lundrues, me të cilin po trasportohej kanabis drejt brigjeve të Italisë.

 

Por sapo pikasën policinë, trafikanët bënë manovra të rrezikshme në det e më pas hynë në grykëderdhjen e Vjosës për ti shpëtuar ndjekjes.

 

Aty, ata braktisën mjetin lundrues, ndërsa lëndën narkotike e lanë buzë lumit Vjosë, pranë fshatit Bishan.

 

Duke përfituar nga errësira, trafikantët u larguar në drejtim të pyllit, ndërsa forcat e Policisë rrethuan zonën, por pa mundur ti arrestojnë.

 

Për shkak të kushteve te vështira të motit, Forcat e ndërhyrjes së shpejtë të Fierit si dhe policia locale, patrulluan me disa grupe nga toka.

 

Në vendin e ngjarjes policia sekuestroi gomonen, 2 automjete, sasinë e kanabisit si dhe prova të tjera që ndihmojnë hetimin.

 

Ky është rasti I parë I kapjes së një gomoneje plot me kanabis per vitin 2019. Burime të policisë thanë se hashashi ishte I vjetër, cka dëshmon se ka ende sasi te medha droge te fshehura e te pazbuluara, kryesisht ne zonat e jugut.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *