Subscribe

Një nga bashkëpunëtorët e të dyshuarit kryesor të vrasjes së Briselda Gjikolajt dhe plagosjes së Erjon Bengës, është arrestuar nga policia. Në pranga është vënë Ronald Muzhaqi, i akuzuar si përkrahës i autorit të krimit.

 

Për të materialet i janë referuar prokurorisë së Tiranës për hetimet e mëtejshme.

 

Ndërkohë që në kërkim vijon të jetë i dyshuari kryesor i atentatit, një djalë 19 vjeçar me origjine nga Puka e banues në Tiranë.

 

Pavarësisht kërkimeve intensive të policisë, prej dy ditësh ai vijon të jetë në liri.

 

Atentati që la të vdekur 17 vjeçaren Gjikolaj, dhe të plagosur të dashurin e saj, 23 vjeçarin Benga, ndodhi menjëherë sapo dy të rinjtë dolën nga ambienti i një lokali në zonën e Laprakës.

 

Sapo u futën në makinë, ata u qëlluan me breshëri plumbash.

 

 

Dyshimet janë se autori i dyshuar të jetë ndihmuar edhe nga një tjetër person për t’u larguar nga vendngjarje, por ai wshtw ende i paidentifikuar.

 

Ngjarja besohet se ka lidhje me një konflikt banal mes atentatorit dhe 23 vjeçarit Benga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *