Një ngarkesë e madhe droge që dyshohet se vinte nga Shqipëria u kap këtë të mërkurë nga autoritetet italiane ne brigjet e Monopolit ne Bari.

Mediat italiane raportojnë se agjentët e “Centra Operativo Dia” te Barit në bashkëpunim me Guardia di Finanza sekuestruan 900 kg drogë, nga të cilat 646 kg marijuanë dhe 250 kg hashash.

Gjatë operacionit u arrestuan edhe dy italianë, të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar të drogës.

Mediat italiane bejne te ditur se sasia e madhe e lendes narkotike ishte nisur nga Shqiperia. Megjithate nga autoritetet italiane apo nga ato shqiptare nuk ka ende nje konfirmim nese skafet ishin nisur apo jo nga brigjet shqiptare.

Organizata kriminale do të përfitonte rreth 10 milionë euro nga shitja e lëndës narkotike.

Grupi që ishte në terren gjatë operacionit njoftoi menjëherë prokurorin në detyrë, Daniela Chimienti për arrestimin e dy shtetasve.

Seanca gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë për ta do të vendoset në orët e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *