Kapen “ushtarët” e Ervis Martinajt, arrestohen në Fushë Kuqe Elvin Merlika dhe Alket Xhixha
Një operacion i Forcave Operacionale të Policisë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme është zhvilluar në zonën e Fushë-Kuqes me qëllim kapjen e personave të rrezikshëm. Në pranga kanë përfunduar Elvin Merlika dhe Alket Xhixha, të njohur si anëtar të bandës kriminale të drejtuar më përpara nga Ervis Martinaj.
Këta dy të fundit ishin prej kohësh në kërkim nga SPAK, të dyshuar si të përfshirë në krime të rënda. Konkretisht Elvin Merlika dyshohet se ka qënë një nga personat e përfshirë në planin për vrasjen e Endrit Dokles. Sipas dosjes hetimore, ai akuzohet se për sigurimi të kushteve për të kryer vrasje, grup i strukturuar kriminal etj.
Madje në janar të këtij viti SPAK bëri kërkesën për konfiskim e 20 pasurive të Merlikës dhe tetë familjarëve të tij. Sipas ispas organit të akuzës ka dyshime të forta se ishin vendosur me burime nga bota e krimit.
Ndërkohë Alket Xhixha dyshohet se është personi që ka bërë të mundur takimin mes Nuredin Dumanit dhe Ervis Martinajt. Emrat e tyre kanë dalë pas dëshmisë të së penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, i cili me rrefimin e tij nxori personazhe të botës së krimit dhe zbardhi një serë vrasjes dhe krime të tjera të rënda.
Gjatë operacionit për arrestimin e tyre, policia gjeti dy pistoleta, dy armë gjahu, dy radio si ato të policisë, një jelek antiplumb dhe municion luftarak./vizionplus.tv




