Policia e Shkodrës zbardhi ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e të enjtes në afërsi të një lokali në Velipojë.

Policia njoftoi se një 31-vjeçar dhe një 36-vjeçar tentuan të vrasin me armë zjarri një person në afërsi të një lokali. Situata u tensionua pas një konflikti për motive të dobëta.

Nga të shtënat me armë zjarri, është dëmtuar makina e shënjestrës si edhe është plagosur njëri prej autorëve. Ata u kapën në pyll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *