Në prangat e Policisë së Durrësit ranë këtë të mërkurë dy persona që kërkoheshin nga autoritetet.

Shtetasit G. D., 46 vjeç dhe G. K., 32 vjeç ishin përballur me drejtësinë më parë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”.

46-vjeçari ishte dënuar me një vit burg nga Gjykata e Durrësit, ndërsa për 32-vjeçarin ishte caktuar  masa “Arrest me burg” nga Gjykata e Apelit Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *