Subscribe

Dy të rinj që po transportonin një sasi lënde narkotike për ta bërë gati në doza të vogla për shitje janë vënë në prangat e Policisë së Mirditës.

 

Të ndaluarit janë F. N., 18 vjeç, banues në Kashnjet, Lezhë dhe B. S., 18 vjeç, banues në Kthellë, Mirditë.

 

Sipas policisë në qytetin e Rrëshenit, është bërë ndalimin e mjetit tip Ford, me të cilin leviznin dy shtetasit dhe gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet është gjetur drogë.

 

Në cilësinë e provës material në pjesën e sediljes se prapme është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 500 gr., e dyshuar cannabis sativa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *