Dy shqiptarë janë vënë në prangat e policsë italiane pasi dyshohet se tregtonin lëndë narkotike.

 

Mediat italiane bëjnë me dije se ndalimi i tyre është bërë në zonën e Firences. Të arrestuarit janë shqiptarët identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur të moshës 25 dhe 33 vjeç.

 

Ata u ndaluan pas një aksioni kundër lëndëve narkotike, ndërsa karabinierët konstatuan se shqiptarët mbanin një sasi droge prej 8 kg heroinë, vlera e së cilës llogaritet në 400 mijë euro.

 

Ndërkohë dyshimet e para ishin tek shqiptari i moshës 25-vjeç, i cili po drejtonte makinën tip ‘Fiat Punto’ ka bërë që të shtohen dyshimet tek autoritetet të cilat më pas gjetën të fshehur sasinë e drogës në një pjesë të makinës.

 

Kontrollet nuk mbaruan këtu. Ata vijuan edhe në shtëpinë e 33-vjeçarit shqiptar, ku u vërtetua se ai e kishte kthyer shtëpinë një laborator herione. Pas heroinës, u sekuestruan edhe pajisjet të cilat shërbenin për ndarjen e sasisë në doza të vogla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *