Dy persona kan rënë në prangat e policisë së Pogradecit, pasi ishin me precedent të mëparshëm penal, në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve si dhe armëmbajtjes pa leje.

 

Sipas policisë të ndaluarit janë shtetasit A.P, 37 vjeç dhe J.P, 25 vjeç, banues në fshatin Buçimas.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar nga uniformat blu, këtyre shtetasve iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri tip automatik, si dhe tre krëhëra me 34 copë fishekë luftarak, të cilat i posedonin pa leje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *