Arrestohen në flagrancë dy shtetas pasi u kapën duke transportuar shtetas të huaj.

Së fundmi, janë intensifikuar kontrollet përgjatë aksit rrugor Devoll-Tiranë. E në këtë mënyrë pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Pogradec, pranë vendit të quajtur Qafë-Plloçë, shtetasit S.T,  38 vjeç dhe T.Q, 40 vjeç, banues në Korçë, u kapën me mjetin autobus tip “Iveko” duke transportuar në drejtim të Tiranës, 4 shtetas të huaj të cilëve iu kishin premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit.

Dy shtetasit e mësipërm u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Pavaresisht motit te keq, nga Greqia drejt Shqiperise vijojne te futen refugjate sidomos ne nga lindja e mesme te cilet me tej tentojne te kalojne drejt vendeve te Europes Perendimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *