Dy kamionë me lëndë narkotike janë kapur mbrëmjen e kësaj të mërkure në pikën kufitare të Kapshticës.

 

Sipas policisë ndalimi i tyre është bërë pas kontrollit të detajuar në vijë të dytë duke përdorur qen antidrogë dhe më pas edhe gjatë skanimit, autoritetet kanë konstatuar lëndë narkotike në kamionë.

 

Ndërkohë akoma nuk ka një informacion në lidhje me sasinë e kapur të drogës, por policia po vijon punë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *