Dy të rinj u arrestuan nga Policia e Durrësit, pasi u kapën me drogë dhe armë.
Operacioni i koduar “Luzi” çoi në prangat e policisë Lek Bibën, 33 vjeç dhe Jurgen Tufën, 23 vjeç, të dy banues në Luz të Fushë-Krujës. Ndërkohë u shpall në kërkim edhe një 32 vjeçar.
Ky është momenti i arrestimit kur forcat e policisë shtrijnë në tokë dy te rinjtë.
Gjatë kontrollit në automjetin tip “Opel Corsa” që drejtohen Jurgen Tufa, policia gjeti dhe sekuestroi 44 kg kanabis sativa dhe dy armë zjarri.