Subscribe

Policia e Vlorës  sekuestroi 900 kg kanabis në plazhin e Zvërnecit, ndërsa gjatë operacionit të koduar “Forest” ranë në pranga dhe  6 persona.

 

Hashashi, i cili do trafikohej jashtë u gjet 50 metra larg bregut të detit e paketuar nëpër pako me peshë 15-30 kg secila me mbështjellje natribani.

 

Grabova, Arshiaj, Hasanaj dhe Qejvani u arrestuan në momentin kur tentuan të ngarkonin lëndën narkotike në gomone, në vendin e quajtur “Hunda e plakut”.

 

Sipas policisë, ata kishin arritur ta sillnin hashashin deri aty nëpërmjet dy automjeteve, të cilat u sekuestruan nga blutë.

 

Gomonia u largua menjëherë sapo ndjeu ndërhyrjen e forcave të policisë nga toka, por u bllokua nga Policia Kufitare dhe Guardia di Finanza pak minuta më vonë në Gjirin e Portonovës në Zvërnec.

 

Pas 8 orë ndjekje policia arriti të kapte në pyllin e fshatit Pish Poro pilotin e gomones dhe ndihmësit e tij Bajramaj dhe Abazi.

 

Hetimet nuk kanë përfunduar me kaq, pasi blutë dyshojnë se në trafik janë të përfshirë dhe të tjerë persona.

 

 

 

 

 

Policia ka arrestuar në flagrancë 6 autorët:

 

1- Eduart Grabova, 39 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe.
2- Redjan Hasanaj, 28 vjeç, banues në Vlorë.
3- Napolon Arshiaj, 27 vjeç, banues në fshatin Lepenicë.
4- Ilir Qejvani, 24 vjeç, banues në Vlorë.
5- Jani Bajramaj, 24 vjeç, banues në fshatin Lukovë.
6- Eduart Abazi, 49 vjeç, banues në Vlorë.

 

Katër personat e parë (Grabova, Arshiaj, Hasanaj dhe Qejvani), u arrestuan nga Policia në momentin kur tentuan të ngarkonin lëndën narkotike në gomone, në vendin e quajtur “Hunda e plakut”, vend në të cilin kishin transportuar pakot me lëndë narkotike nëpërmjet dy automjeteve Benz me targë AA 252 DK dhe Toyota me targë AA 354 MK.

 

Mjeti lundrues u largua menjëherë në tentativë për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë, por u bllokua nga Policia Kufitare dhe GdF pak minuta më vonë në Gjirin e Portonovës, Zvernec.

 

Policia ka bërë të mundur kapjen e pilotit të gomones dhe ndihmësit të tij (Bajramaj dhe Abazi), të cilët u arrestuan pas 8 orë ndjekjesh në pyllin e fshatit Pish Poro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *