Tete shtetas qe vinin nga vende me konflikt në lindjen e Mesme jane kapur nga një postbllok I policisë në afërsi të Maliqit. Burime bëjnë me dije se ata kishin kaluar përmes kufirit të gjelbër dhe më pas kanë tentuar të shkojnë drejt kryeqytetit. Policia kishte rënë në gjurmët e tyre që në qytetin e Bilishtit dhe në afërsi të Maliqit u bë edhe kapja dhe kthimi pas. Nga ana tjetër të njëjtat burime bënë me dije se policia kufitare dhe Frontex janë duke treguar kujdes maksimal për shmangien e kontakteve me refugjatët. Edhe në rastet kur ka pasur refugjatë të kapur forcat kufitare I kanë kthyer pas menjëherë pa I shoqëruar në pikën kufitare në Kapshticë. Kjo si masë paraprake për minimizimin e rrezikur si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga Covid-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *