Një person ka rënë në prangat e policisë dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike dhe mbajte të armëve pa leje.

 

Në kuadër të operacionit “Sanxhaku”, është arrestuar  K. M., 28 vjeç dhe shpallur në kërkim A. M., 23 vjeç në Kurbin.

 

Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni është sekuestruar 6 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe një armë e ftohtë.

 

Sipas policisë këta dy shtetas po transportonin me automjet një sasi lënde narkotike, kanë ndërhyrë në vendin e quajtur “Shullaz” duke bllokuar automjetin dhe shtetasin K. M. Gjatë kontrollit në automjet u gjet një sasi prej rreth 6 kg kanabis.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *