Nderkohe nje tjeter rrjet nderkombetar i trafikut te drogave te forta u godit kete rradhe ne Greqi.

 

Policia sekuestroi me shume se 500 kg kokaine ne portin e Pireut dhe arrestoi 4 persona. Sasia e madhe e lendes narkotike u gjend mes 100 konteniereve me banane.

 

Dyshohet se vendi i origjines eshte Ekuadori ndersa vijojne hetimet edhe ne Selanik si dhe ne qytete te tjera

 

Operacioni nisi në fillim të gushtit, kur autoritetet greke moren informacione për një ngarkesë të madhe kokaine qe do te vinte në Athinë dhe Selanik.

 

Më 2 gusht, në portin e Selanikut u sekuestruan 51 kg kokainë ne një paisje frigoriferike me banane nga amerika latine. Ndersa disa ditë më vonë, u kapën edhe 24 kg te tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *