Gjatë 24 orëve të fundit përgjatë vijës së gjelbër me Greqinë nga ana e policisë kufitare dhe Frontex, janë kapur 45 refugjatë që vijnë nga vende në konflikt.

 

Sikundër raportohet pjesa më e madhe e refugjatëve të kapur janë kurdë dhe Irakenë, por nuk kanë munguar rastet e kapjes së refugjatëve sirianë, algjerianë dhe marokenë. Burimet raportojnë se mes refugjatëve të kapur gjatë ditës së fundit ka edhe familjarë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se pas mësymjes së ushtrisë turke janë shtuar së tepërmi  rastet e kalimit ilegal të kufirit teksa ka pasur ditë ku janë kapur në tentativë për të hyrë në vendin tonë edhe 60 refugjatë.

 

Nga sa bëhet me dije tresteniku mbetet pika më e nxehtë e kalimit të refugjatëve që tashmë janë duke kërkuar edhe shtigje të tjera. Ajo që favorizon më shumë lëvizjen e refugjatëve është gjatësia e madhe e vijës së gjelbër nga Cerrja deri në Nikolicë por edhe terreni i thyer dhe veçanërisht muyngesa e forcave të shtuara të policisë mjetet e papërshtatëshme për lëvizje dhe mungesa e pajisjeve.

 

Të njëjtat burime raportojnë se një pjesë e madhe e refugjatëve të kapur iu janë sekuestruar edhe armë të ftohta teksa nuk kanë munguar edhe rastet kur janë konfliktuar me forcat e policisë. Kryesisht shtetasit Algjerianë dhe marokenëjanë cilësuar si më të dhunshmit dhe agresivë karshi forcave të policisë shpesh duke tentuar të konfrontohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *