Policia e Pikës Kufitare të Kapshticës ka zbuluar dhe sekuestruar këtë të premte 200 kg kanabis në një kamioni. Në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit, i cili nuk është identifikuar ende.

Burime për “Vizion Plus” bëjnë me dije se lënda ishte fshehur në tavanin e kamionit.

Kamioni brenda së cilës u zbulua sasia e lëndës narkotike po udhëtonte drejt Greqisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *