Dy shtetas janë arrestuar në flagrancë në kuadër të operacionit të koduar “Irakieni”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

 

H. S. 22 vjeç, banues në Irak dhe E. V., 19 vjeç, banues në fshatin Tapizë, u arrestuan në flagrancë nga policia e Shkodrës.

 

Në vendin e quajtur “Rruga e Lulashpepajve”, në fshatin Hot, Malësi e Madhe, këta dy persona janë kapur në flagrancë me mjetin tip “Ford”, që drejtohej nga  shtetasi E. V., i cili në bashkëpunim me shtetasin irakian H. S., po transportonte 14 shtetas të huaj nga vendet e treta, drejt kufirit me Malin e Zi.

 

Cdo refugjat kishte paguar nga 120 euro me destinacion final vendet e BE-së.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar shtetasit H. S. iu gjetën 1940 euro, të cilat ia kishte marrë shtetasve të huaj që po transportonte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *