Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali komentoi situatën që u shkaktua në aeroportin “Nënë Tereza” prej protestës së kontrollorëve.

 

Gjatë një takimi elektoral në Kamëz, Spiropali tha se pas kësaj proteste fshiheshin presidenti Ilir Meta edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ajo i akuzoi se ata kërkojnë vetëm pushtetin dhe nuk pyesin për njerëzit.

 

“Shikoni kë keni përballë! Kanë tre ditë që bllokojnë aeroportin e vetëm ndërkombëtar të Shqipërisë. Janë një çetë e organizuar që nuk duan t’ja dinë as për njerëzit që duan të shkojnë jashtë për kurim, as për ata që vinë, as për ata që udhëtojnë, as për sigurinë kombëtare, se për ta më e rëndësishme është karrigia e tyre, është pushteti. Ata luftojnë për karrige. Ata nuk luftojnë për njerëzit. Imagjinoni të mos ishte Edi Rama kryeministër i këtij vendi i cili iu gjend njerëzve pranë me ndihma të gjithë bashkive në Shqipëri. Sot në Kamëz dhe në gjithë Shqipërinë janë vaksinuar mbi 210,000 shqiptarë, dhe do të vaksionehen 500 mijë shqiptarë deri në fund të qershorit. Vetëm tani para një ore kanë mbërritur 100 mijë doza të reja që ata i penguan dje të vinin në rinas, se për ta jeta e njerëzve nuk vlen. Për ta shëndeti i njerëzve s’ka rëndësi. Për ta të rrojë Luli, të rrojë Mona, të rrojë Iliri, të rrojë Fatmiri, të rrojë Shpëtimi, të rrojë Vangjeli, që janë në listë pa të tjerët le të vdesin. Jo, nuk do vdesim. Por ne do vazhdojmë përpara me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *