Subscribe

Lëvizja Socialiste për Integrim reagoi për situatën e krijuar në Kapshticë dhe Kakavijë. Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari fajësoi për situatën qeverinë shqiptare.

“Situata e rënduar dhe e paprecedentë për të pestën ditë në të cilën po përballen qytetarët e Shqipërisë në pikat kufitare të Kapshticës dhe të Kakavijës, për shkak të papërgjegjshmërisë dhe arrogancës së qeverisë Rama e cila është e strukur skutave dhe nuk po i jep asnjë mbështetje shtetasve të vendit tonë. Detyra e qeverisë është t’u shërbejë shtetasve të vendit të tij kudo ndodhen, por qeveria Rama dhe ministri i tij i Jashtëm kukull nuk kanë këtë mision, ata kanë një mision tjetër, atë të tradhtisë kombëtare”, tha ai në “Facebook”.

Rregullat e vendosura nga Greqia kanë krijuar një situatë dramatike për shqiptarët në pikat kufitare. Qytetarët janë dyndur në Kapshticë e Kakavijë, duke krijuar radhë kilometrike. Këtë të diel u shënuan përplasje mes tyre dhe forcave të policisë, ndërsa pati edhe tentantiva për të kaluar me dhunë kufirin.

Gjithçka u agravua pas ultimatumit që vendosi pala greke për të pranuar vetëm 300 shqiptarë brenda ditës në Kapshticë dhe 750 në Kakavijë. Por pas negociatave me autoritetet shqiptare, u vendos që ky rregull të hyjë në fuqi të hënën. Sot lëvizja do të kryhet deri në orën 22.00, por nuk do të lejohen autobusët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *