Kaosi me fluturimet në aeroporte, 350 udhëtarët që u bllokuan në Itali nisen drejt Durrësit me traget

Zgjidhet pjesërisht problemi i udhëtarëve që përfunduan në dy aeroportet e Italisë pas reshjeve të dendura të shiut.
Avionët që ishin planifikuar të uleshin në Rinas mbrëmjen e të martës devijuan në Bari dhe në Brindisi, ndërsa udhëtarët përfunduan të bllokuar.
Fillimisht autoritetet italiane u kanë thënë se aeroporti do mbyllet për 24 orë dhe se nuk ka fluturime me Tiranën. Më pas i nxorrën jashtë dhe u thanë të shkojnë në port për të pritur tragetin.
Janë rreth 350 udhëtarë që më në fund u nisën me traget drejt Portit të Durrësit.
Mirëpo telashet me fluturimet nuk kanë mbaruar, pasi ende raportohen vonesa nga aeroporti ndërkombëtar, Nënë Tereza, si për avionët që mbërrijnë edhe për ata që largohen./vizionplus.tv




