Presidenti i 45 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, i cili mori detyrën e kreut të shtëpisë së Bardhë më 20 janar të këtij viti, në vetëm 7 muaj qeverisje, është braktisur nga pjesa më e madhe e njerëzve të tij më të besuar.

 

Në foto, teksa Trump ishte duke folur me presidentin rus Vladimir Putin, më 28 janar në zyrën ovale, shihen shefi i shtabit Rience Priebus, strategu Steve Bannon, Sekretari i shtypit Sean Spicer, këshilltari kombëtar i sigurisë, Michael Flynn dhe Mike Pence.

 

Por, vetëm 202 ditë më pas, personat e vetëm që mbajnë postet e tyre në Shtëpinë e Bardhë janë Trump dhe Pence, ndërsa të tjerët, Priebus, Bannon, Spicer dhe Flyn kanë dhënë dorëheqjen. I pari që u largua ishte këshilltari per Sigurinë Kombëtare, Michale Flynn, rreth 6 muaj më parë. Ikja i tij vetëm pak javë pas inaugurimit të administratës Trump erdhi për shkak të raporteve se ai i ka keqinformuar zyrtarët e lartë të presidentit lidhur me kontaktet e tij me ambasadorin e Rusisë në SHBA.

 

6 muaj më pas, Shtëpia e Bardhë njoftoi largimin e Sean Spicer. Në vendin e tij, drejtor i ri i Komunikimit në Shtëpinë  e Bardhë erdhi financier Antoni Skaramucci, i cili u largua vetëm 11 ditë pas qëndrimit në këtë post. Pak ditë pas shkarkimit të Spicer, Trump njoftoi largimin nga detyra si shef i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, të Reince Priebus.

 

Por, mediat shkruajnë se presidenti Donald Trump ka habitur me vendimin për shkarkimin nga detyra të mikut të tij, këshilltarin kryesor dhe njëherësh njeriun që u konsiderua si truri i fitores për zgjedhjet presidenciale, kryestrategun Steve Bannon.

 

Largmi mendohet se ka ardhur për shkak të përplasjeve me figura të tjera të fuqishme në ekipin e ndihmësve të Presidentit. Nuk dihet nëse do të ketë ndonjë lëvizje tE re, por presidentit të Shteteve të Bashkuara nuk i kanë mbetur më figura publike nga ata që ai prezantoi në fillimin e qeverisjes së tij si njerëzit e tij më të besuar dhe që së bashku do ta bënin Amerikën  një vend më të mirë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *