Një situatë krejtësisht e pazakonte dhe po kaq e frikshme mes shkollës “Janaq Kilica” dhe spitalit të Fierit, ajo që është evidentuar mesditën e sotme në këtë qytet.
Helmimi i mbi 30 nxënësve në shkollën e mesme ka shkaktuar një kaos të vërtete dhe ka futur në panik jo vetëm stafiujn e shkollës dhe vetë nxënësit por edhe prinderit që janë dyndyr për të marrë informacion për fëmijet e tyre.
Nxënësit e helmuar janë dërguar në spital jo vetëm me ambulanca por edhe me makina private ndërsa janë shoqëruar nga stafi i shkollës, mesues, policia dhe të afërm të tyre.
Edhe më kaotike ka qënë situata në spitalin e Fierit.
Ambulancat që mbërrinin njëra pas tjetres kanë mbushur ambjentet e spitalit pasi edhe kërkesat për ndihmë në numër kanë qënë të larta.
Shumica e nxenësve që iu drjetuan urgjencës me simptoma si të vjella dhe probleme në frymëmmarje kanë qënë vajza.
Sipas policisë nxënësit janë helmuar nga hedhja në shkollë e një sprajti piper.