Subscribe

Këto janë pamjet në qendrën e vaksinimit në Lezhë këtë të premte.

 

Shumë të moshuar mbi 90-vjeç u detyruan të presin për orë të tëra në radhë për të marrë injeksionin anti-covid, pasi u njoftuan nga autoritetet për t’u paraqitur në të njëjtin orar, raporton Vizion Plus.

 

Qytetare

 

Kemi ardhur që në mëngjes. Mosorganizim. Kemi ardhur se na kanë njoftuar me datë me orë.

 

 

Qytetare

 

E thanë prit kur të vijë radha i 80. Ka rrezik boll. Thuhet jo më afër se një metër, por po rrimë 50 cm.

 

 

Qytetare

 

Jo këtu po askërkund nuk bëhet asnjë lloj pune.

 

 

Si rrjedhojë, nuk u evituan grumbullimet si dhe kaosi në këtë qendër vaksinimi ndërsa u desh ndërhyrja e punonjësve të policisë për të menaxhuar situatën.

 

 

Ndërkohë në fier procesi i vaksinimit ka vijuar normalisht. Dozën e parë të injeksionit e morën rreth 200 të moshuar.

 

Qytetare

 

Na njoftoi mjekja dhe erdhëm.

 

Qytetare

 

Sot erdha. Jo nuk kam frikë. Ne do vemë dhe 100 vjet të tjera.

 

 

Me ritme të shpejta po vazhdon edhe procesi i vaksinimit të bluzave të bardha në qarkun e Korçës ku këtë të enjte u vaksinuan rreth 200 mjekë e infermierë të spitalit të Pogradecit.

 

ERJON THËNGJILLI – DREJTOR I SPITALIT POGRADEC

Janë rreth 35-40 personel që kanë kaluar covidin, por janë në periudhën 3 muaj që kane kaluar kovidin dhe janë të gjithë të gatshëm për ta bërë vaksinën.

 

 

Procesi i vaksinimit do të vijojë me spitalin e Ersekës dhe më pas me të gjitha qendrat shëndetësore të juglindjes së vendit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *