Subscribe

Në zyrat e regjistrimit të pasurive gjatë një viti kryhen rreth 1 milion procedura, por në 50% te tyre qytetarët marrin përgjigje, por jo zgjidhje. Ky handikap vjen si pasojë e regjistrimit gabim të pasurive të paluajtshme në hipoteka, fakt ky i cili përkthehet në sorollatje të qytetarëve.

 

Duke ju referuar të dhënave zyrtare, kreu i agjencisë se kadastrës ngre alarmin se nga 3.8 milion pasuri të regjistruara në rang vendi, 2. 5 milione e tyre duhet të riregjistrohen për shkak të mangësive në dokumentacion.

 

Për këtë situatë kaotike, qeveria po negocion me dy donatorë Bankën Botërore, por edhe me zyrën Bashkimit Evropian për asistencë me qëllim zgjidhjen e këtij kaosi.  Këto deklarata kreu i kadastrës i bëri gjatë një takimi me anëtarë të biznesit të Dhomës Amerikane të Tregtisë.

 

Zyra e kadastrës është një institucion i ri, në të cilin janë shkrirë në një drejtoritë e legalizimeve, si dhe hipotekat me qëllim mbylljen e ciklit të procedurave të pronave në një zyrë të vetme. Pjesë e kadastrës parashikohet të përfshihet në një moment tjetër edhe zyra e trajtimit të pronave.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *