Subscribe

Peërplasja dhe qëndrimet e kundërta mes mazhorancës dhe opozitës për zhvillimin e mbledhjeve të Komisioneve Parlamentare fizikisht apo online, kanë vijuar edhe këtë të mërkure.

Deputetet e opozitës kanë shkuar fizikisht në mbledhjen e programuar në Komisionin e Arsimit, ndërsa mazhoranca ishte përgatitur për ta kryer vetëm online.

Pas pamundësise për të zhvilluar normalisht mbledhjen, Kryetari i Komisionit te Arsimit Agron Gjekmarkaj, dha një deklarate per median ne Kryesine e Kuvendit.

 

Sipas Gjekmarkajt,  mazhoranca nuk është paraqitur pasi ka marrë urdhër nga Rama për mos u paraqitur në mënyrë që të mos përballet me opozitën për problemet reale që vendi ka.

 

Opozita u paraqit në sallën e Komisionit të Edukimit dhe Medias. U paraqit aty në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. U paraqit aty për të respektuar parlamentarizmin dhe lirinë e fjalës në Shqipëri. Por siç ju po e kuptoni dhe po e shihni gjindemi përballë një situate absurde, jo rastësore, të vetëdijshme.
Maxhoranca nuk u paraqit sepse nuk do ballafaqimin me opozitën. Kukullat e Edi Ramës nuk kanë fuqi të përballen me opozitën. Ata nuk duan të diskutojnë për çështjet e arsimit në Shqipëri, për fëmijët që braktisin Shqipërinë dhe prindërit, ketë plagë të madhe të emigracionit.
Nuk duan të flasin për shkollat që mbyllen. Nuk duan të flasin për dy orë mësim në ditë që zhvillohet në shkollat publike shqiptare.
Pra, kanë shumë gjëra të cilat ata duan t’i kalojnë në mënyrë që të mos përballen me opozitën.

 

Gjekmarkaj tha se opozita përfaqëson mazhorancën pasi zgjedhjet e 25 prillit u masakruan.

 

Çështja është se kjo është një qeveri që ka dalë nga masakra zgjedhore e 25 prillit, i konvenon që të shmangë çdo debat themelor për çështjet e vendit, për çështjet institucionale.
Opozita është këtu për të ruajtur ligjet e vendit, për të mbrojtur Kushtetutën.
Opozita nuk lutet.
Opozita nuk është e vogël.
Opozita përfaqëson shumicën e qytetarëve shqiptarë sepse ne dimë që në 25 prill zgjedhjet në vend janë masakruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *