Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim për kanosjen me armë të një të riu në Elbasan ka rënë në prangat e policisë.

 

Ngjarja në fjalë ndodhi më 23 shtator në vendin e quajtur “Shinat e Trenit” në Elbasan, ku Altin Sula, për motive të dobëta ka kanosur dhe qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë shtetasin K.I., 26 vjeç, banues në lagjen “Skëndërbej”.

 

Mbi të arrestuarin rëndojn akuzat për veprat penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municioneve luftarake “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *