Një 47 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Pogradecit pasi akuzohet për kanosje.

 

Shtetasi i arrestuar është me inicialet A.T., nga Pogradeci.

 

Arrestimi i tij u bë sepse dyshohet se i ka hequr lirinë në mënyrë të paligjshme shtetasit maqedonas D.S, pasi  kishte dalë garant për marrjen e një sasie lekësh që shtetasi D.S, ia kishte marrë borxh një shtetasi tjetër, mik me shtetasin A.T.

 

47 vjeçari akuzohet për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *