Policia e Elbasanit ka proceduar në gjendje të lirë një 36-vjeçar, pasi kanosi dhe kërcënoi paraditen e kësaj të mërkurë drejtorin e Urgjencës Spitalore.

 

Shtetasi me iniciale R.Ç. nga Elbasani ka ofenduar dhe kanosur me fjalë rreth orës 10:00 shtetasin E.M., drejtorin e Urgjencës së këtij qyteti.

 

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprimet e mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *