Pas Arta Markut, kandidatja për kryeprokurore Fajtona Memçaj në fjalën e saj para KLP-së është shprehur se fokusi i saj do të jetë reforma në drejtësi.

 

Gjatë prezantimit të platformës dhe vizionit të saj nëse zgjidhet kryeprokurore Memçaj ka thënë se detyra e një prokurori të përgjithshëm është të bëjë një partner dinjitoz, përkrah prokurorive të tjera në atë që është lufta kundër kriminalitetit

 

“Përsa i përket asaj se çfarë duhet të përfaqësojë prokurori i Përgjithshëm sipas zbatimit të reformës në drejtësi. Kam paraqitur politikat për impelemtimin e strategjive që prokurori i Përgjithshëm duhet të jenë aty për të demonstruar dhe për të mbrojtur shtetin e së drejtës e ligjit, siguri dhe të drejtë të barabartë të ligjit për çdo individ, integritet, autoritet, lidership, atë çfarë sot pritet nga reforma në drejtësi. Detyra e prokurorit të ri të përgjithshëm është që të bëjë një partner dinjitoz, përkrah prokurorive të tjera në atë që është lufta kundër kriminalitetit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *